Kalaja e Tiranës

Kalaja e Tiranës, Tirana, Albania
+355 692291945

Përshkrimi:

Kanalet tona:

   

Kategoria: Guide

 

Kalaja e Tiranës është një pedonale e re që i është kthyer kryeqytetit duke i ofruar shërbime të llojeve të ndryshme.

Kalaja është në pronësi të familjes Toptani, një nga familjet më të mëdha në Shqipëri dhe zonën ballkanike, me origjinë nga qyteti i Krujës, e cila u zhvendos në Tiranë në shekullin e shtatëmbëdhjetë.

Këtu qytetarët dhe turistët gjejnë çdo gjë që i duhet për të kaluar kohën e lirë me miqtë dhe familjen. Kalaja u jep mundësinë secilit visitor: 
1. Të pijmë kafe cilësore dhe kokteje të ndryshme;
2. Të gjejnë ushqim nga ai tradicional, gatime me tartuf, ushqime të shpejta, lëngje frutash bio, ëmbëlsira të ndryshme, karamele të shumëllojshme, ku ndër të cilat është dhe karamele zana tradicionale shqiptare, deri tek produktet e detit të gatuara me mjeshtri nga shefa kuzhine me eksperiencë;
3. Të shijojë verë shqiptare dhe të huaj;
4. Të marrë produkte cilësore për vete dhe dhurata si objekte  porcelanit të dizenjuara sipas dëshirës, produkte artizanale, tradicionale, bizhu dhe aksesorë argjendi;
5. Të jetë pjesë e eventeve kulturore dhe artistike të organizuara nga Kalaja e Tiranës që ditët dhe netët të jenë sa më të këndshme për të gjithë vizitorët dhe klientët e saj.

Kalaja e Tiranës është e hapur nga e hëna në të dielë nga ora 07:00 deri në orët e para të mëngjesit për baret dhe restorantet, ndërsa për dyqanet nga ora 09:00 deri në 22:00.

Adresa: Kalaja e Tiranës, Tirana, Albaina

Web   f   Insta                                                        Rezervo

 

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Orari:

07:00 - 22:00

Informacion shtesë: