Klinike Dentare Dr.Anduela Çurmaku

Rruga Ali Shefqeti, Tirana, Albania
+355  69 375 5065

Përshkrimi:

Kanalet Tona:

   

Kategoria: Klinike Dentare

Dëshironi dhëmbë të fortë dhe të bardhë? Zgjidhni profesionalitetin e mjekëve tek Klinike Dentare Dr.Anduela Çurmaku!
Sherbime qe ofrohen nga Klinika Dentare:
Ndërhyrje estetike dentare janë të këshillueshme në disa raste si: në rastet kur dhëmbët fërkohen shumë me njëri-tjetrin, kur ka abrazione gjatë përdorimit jo korrekt të furçës së dhëmbëve ose pastës së dhëmbëve sidomos në rastet kur ka erozione kimike që janë të lidhura me çrregullimet ushqimore, kur konsumohen shumë ushqime ose pije me acid dhe shumë raste të tjera. Në këto raste shihet një humbje e konsiderueshme e substancës dentare që tashmë është e mundur të rivendoset falë teknikave të reja minimalisht invazive.
Terapi: Kariesi dentar eshte nje semundje e cila ne ditet e sotme ze nje perqindje te madhe ne popullate.Trajtimi I dhembeve te kariuar duhet bere ne kohe edhe pse shpeshhere keta dhembe jane asimptomatik(nuk I shkaktojne dhimbje pacientit). Trajtimi i dhembeve te kariuar konsiston ne disa etapa pune : Fillimisht behet anestezia lokale per dhembin qe do te trajtohet. Pastrimin e mases karioze. Pregatitjen e kavitetit. Vendosja e shtreses izoluese (nese eshte e nevojshme). Mbushja e kavitetit me materialet perkatese si kompozite, amalgam, glasjonomer etj. Sot preferohet me teper mbushja me Kompozite. Kompozitet jane materiale me baze rezine,me ngjyra si e dhembit qe forcohen me ndihmen e drites halogjene.
Trajtimi ortodontik mund të përqëndrohet vetëm në zhvendosjen e dhëmbëve ose të merret me kontrollin dhe modifikimin e rritjes së fytyrës.
Ortopedia është specialiteti dentar që përqëndrohet në protezat dentare. Proteza dentare është nje proteze intraorale (brenda gojes) e cila përdoret për të restauruar (rindërtuar) defekte intraorale të tilla si dhëmbe të humbur totalisht ose pjesërisht.
• Kirurgjia orale është ajo degë e stomatologjisë, që merret me ndërhyrjet kirurgjikale në kavitetin oral. Për fat të keq, kur një dhëmb është e pamundur që të ruhet për shkak se mund të jetë shumë i dëmtuar dhe mbushja është ë pamundur, është e detyruar heqja e tij
Zbardhim Profesional: Të fokusuar tek bardhësia ekstreme, ”buzëqeshjet skenike” tundojnë jo pak pacientë drejt ndërhyrjeve të tilla, herë herë ndoshta dhe të pa nevojshme. E meqenëse ngjyra e dhëmbëve i atribuohet pjesërisht gjenetikës, higjiena dhe përkujdesja luajnë gjithashtu një rol të veçantë.
Stafi ynë do t’ju mirëpresë duke ofruar atë që është më e mirë për Ju!

Adresa: Rruga Ali Shefqeti, Tirana, Albania

f   Insta                                                        Rezervo

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Orari:

09:00 - 19:00

Informacion shtesë: