Dajti Ekspres

Stacioni i Poshtëm i Teleferikut, Linzë, Dajt, Tiranë, Albania
+355 67 208 4471

Përshkrimi:

Kanalet tona:

   

Kategoria: Guide

Mirë se vini në Dajti Ekspres! Një vend i rrethuar nga natyra, me një park aventurash, një fushë mini-golfi, me një restorant të mrekullueshëm, një hotel dhe shumë gjëra të tjera!

Kompleksi ynë është i arritshëm përmes teleferikut Dajti Ekspres dhe ndodhet në Parkun Kombëtar të Malit të Dajtit, 1100m mbi nivelin e detit.

Teleferiku Dajti Ekspres është teleferiku më i gjatë në Ballkan dhe ishte pjesë e një plani historik për të lidhur qytetin e Tiranës me një vend të bukurisë natyrore, sic është mali i Dajtit. Në vitin 2002, biznesmeni vendas, z. Muhamet Malo, bëri investimin ambicioz për të sjellë në jetë këtë plan.

Stacioni i Poshtëm i teleferikut ndodhet në një distancë të shkurtër nga qyteti. Teleferiku është i gjatë 5 kilometra dhe në 15 minuta udhëtim ju mbërrini në kompleks.

Kompleksi ynë përbëhet nga:

· Teleferiku Dajti Ekspres

· Hoteli Dajti Tower Belvedere

· Restoranti Ballkoni i Dajtit

· Parku i Aventurave

· Fusha e Minigolfit

Adresa: Stacioni i Poshtëm i Teleferikut, Linzë, Dajt, Tiranë, Albania

Web   f   Insta                                                        Rezervo

 

Orari:

00:00 - 00:00

Informacion shtesë:

Kalaja e Tiranës

Kalaja e Tiranës, Tirana, Albania
+355 692291945

Përshkrimi:

Kanalet tona:

   

Kategoria: Guide

 

Kalaja e Tiranës është një pedonale e re që i është kthyer kryeqytetit duke i ofruar shërbime të llojeve të ndryshme.

Kalaja është në pronësi të familjes Toptani, një nga familjet më të mëdha në Shqipëri dhe zonën ballkanike, me origjinë nga qyteti i Krujës, e cila u zhvendos në Tiranë në shekullin e shtatëmbëdhjetë.

Këtu qytetarët dhe turistët gjejnë çdo gjë që i duhet për të kaluar kohën e lirë me miqtë dhe familjen. Kalaja u jep mundësinë secilit visitor: 
1. Të pijmë kafe cilësore dhe kokteje të ndryshme;
2. Të gjejnë ushqim nga ai tradicional, gatime me tartuf, ushqime të shpejta, lëngje frutash bio, ëmbëlsira të ndryshme, karamele të shumëllojshme, ku ndër të cilat është dhe karamele zana tradicionale shqiptare, deri tek produktet e detit të gatuara me mjeshtri nga shefa kuzhine me eksperiencë;
3. Të shijojë verë shqiptare dhe të huaj;
4. Të marrë produkte cilësore për vete dhe dhurata si objekte  porcelanit të dizenjuara sipas dëshirës, produkte artizanale, tradicionale, bizhu dhe aksesorë argjendi;
5. Të jetë pjesë e eventeve kulturore dhe artistike të organizuara nga Kalaja e Tiranës që ditët dhe netët të jenë sa më të këndshme për të gjithë vizitorët dhe klientët e saj.

Kalaja e Tiranës është e hapur nga e hëna në të dielë nga ora 07:00 deri në orët e para të mëngjesit për baret dhe restorantet, ndërsa për dyqanet nga ora 09:00 deri në 22:00.

Adresa: Kalaja e Tiranës, Tirana, Albaina

Web   f   Insta                                                        Rezervo

 

Orari:

07:00 - 22:00

Informacion shtesë:

Cirku i Tiranës Albania

Circus of Tirana Albania

Përshkrimi:

Cirku i Tiranës u krijua në 1952 nga artistet e njohur shqiptarë: Telat Agolli, Bajram Kurti, Xhuzepina Prendi (Shkurti), Bardhyl Jareci, dhe Abdyl Karakashi. Tenta e tij gjigande ende ndodhet pranë Bulevardit Zogu I, afër qerndrës së Tiranës. Cirku ka patur vitet e tij më të sukseshme gjatë regjimit komunist, dhe ka patur vështirësi në 1990-2010 kur personeli u reduktua.

Programi i Kombeve të Bashkuara financoi disa aktivitete të cirkut në 2010 dhe Cirku i Tiranës ka shtuar aktivitetet dhe performancat. Cirku i Tiranës është nën administrimin e Ministrisë së Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve. Cirku është i njohur si vendi që punësonte atletet më të famshëm shqiptar si punonjës të tij. Sot jep performance cdo jave, të dielave, dhe është ende popullor pavarësisht vështirësive ekonomike me te cilat perballet.

Informacion shtesë:

Përshkrimi:

Tirana ka veshur dekorin e saj kuq e zi për festat kombëtare të nëntorit. Në 106-vjetorin e Pavarësisë, Këtë fund Nëntori jo vetëm dekori i Bashkisë Tiranë, por i gjithë qyteti po merr pjesë me simbolet kuqezi!

Kreu i Bashkisë i bën thirrje dhe çdo shqiptari që jeton në emigracion apo në trevat e tjera shqiptare që festat kombëtare t’i kalojnë në Tiranë ku kryeqyteti do të dominohet nga aktivitete të shumta për festat kombëtare të nëntorit.

“Tirana Kuq e Zi për 28-29 Nëntor! Nëse jeton jashtë Kryeqytetit, merr flamurin tënd dhe familjen e na u bashko për një fundjavë të gjatë pushimi e festash të paharrueshme në Tiranë”,

Vetëm imagjinoni se si do të ngjajë Shqipëria në ditën e Flamurit, nëse secili prej nesh vendos nga një flamur në dritaret apo ballkonet e banesave të tyre.

Informacion shtesë:

Kategoria:
Paketa:

Përshkrimi:

Dita e shpalljes së pavarësisë 28 Nëntori, është një ndër ditët më të ndritshme dhe ndër më të mëdhatë të rilindjes sonë kombëtare, në gjithë historinë tonë. Liria e arritur, është vlera dhe pasuria më e çmuar e shoqërisë njerëzore e cila nuk falet e as dhurohet, por fitohet me shumë punë e përpjekje, gjak dhe vuajtje brezash, ndaj heronjtë dhe dëshmorët shqiptarë me heroizmin e tyre u bën pasuri kombëtare dhe janë më meritorët, për gjatë gjithë historisë për të tashmen dhe të ardhmen e kombit tonë.
Festat e ditëve të mëdha siç është 28 Nëntori, u japin shpirt ngjarjeve historike, Bijë e të cilave është edhe liria jonë kombëtare të cilën deri më tani e kemi gëzuar, pjesë , pjesë dhe përjetuar të ndarë në disa shtete, ku gëzimi nuk ka qenë gjithkund i njëjtë dhe i plotë ashtu siç është edhe vet gjendja e tanishme e shqiptarëve në rajon.

Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, është ndër datat më kryesore të lirisë së një pjese të kombit shqiptarë e cila pas një periudhe të gjatë robërie mase 500 vjeçare, na mundësoi rilindjen e një shtetit edhe pse të vogël shqiptar, ai edhe ashtu siç ishte na bëri më të fortë si komb, kur dihet se shqiptarët ishin të kërcënuar, pushtuar dhe rrezikuar nga të gjitha anët për zhdukje, por që fal atij shteti të vogël e të brishtë, shpresat tona nuk u zhdukën kurrë, por u rritën duke na dhën forcë dhe kurajë për të arritur në krijimin e dy shteteve të pavarura.

Ndaj edhe me shumë të drejtë, të gjithë shqiptarët e të gjitha trojeve etnike, e festojnë me krenari 28 Nëntorin, Festën e Pavarësisë si Ditëlindjen e kombit, këtë ditë të nderimit dhe mirënjohjes së pakufishme ndaj të gjithë atyre që bën gjithçka mundën për kombin, të cilët dhanë edhe jetën për arritjen e lirisë dhe pavarësisë që një pjesë e shqiptarëve sot e gëzojmë.

Pra, pa këtë datë kaq jetike, 28 Nëntorin, këtë ditë të krenarisë së madhe kombëtare, shqiptarët nuk do të ishin këtu ku sot jemi me afro 100 vjet Pavarësi të Shqipërisë e cila ndihmoi për aq sa mundi edhe lirinë dhe pavarësinë e re të Kosovës, duke arritur anëtarësimin e saj në NATO dhe heqjen e vizave për lëvizjen e lirë të shqiptarëve në BE.

Ne festojmë dhe kremtojmë këtë datë historike, edhe me shpresën tonë të madhe për rishikim të padrejtësive ndaj shqiptarëve dhe aktualizimin e kërkesës sonë të drejtë, që festat e ardhshme ti festojmë si Komb i Bashkuar në Shqipërinë Natyrale.

Urime edhe një herë të gjithë shqiptarëve 28 Nëntorin,i cili siç na bashkon në festë, urojmë të na bashkojë edhe në një shtet,pavarësia e të cilit atëbotë ishte shpallur si tërësi për të gjitha trojet e Shqipërisë Etnike e cila më në fund është koha që edhe ajo të jetësohet.

Rroftë Flamuri ynë Kombëtar!
Rrofte Shqipëria Etnike!

Informacion shtesë:

Kategoria:
Paketa:

Përshkrimi:

Parku i Liqenit Artificial, i quajtur dikur Stanet e Gogëve, pasi ishin stane bagëtish të mbajtura nga vllehët e Tiranës (gjithashtu të quajtur “gogë”), apo Kodrat e Shën Prokopit, meqenëse aty ndodhej edhe kisha ortodokse me të njëjtin emër, është një park i madh në jug të kryeqytetit, i ndërtuar në këtë vend në vitet 1950. Liqeni artificial është i përshtatshem si për peshkim ashtu edhe për not. Liqeni është ndërtuar në vitin 1955 me punë vullnetare duke shfrytëzuar disa prurje ujore të zonës. Në 1957 arkitektja Valentina Pistoli dha idetë për të gjithë kompleksin e kodrave të liqenit si dhe veprat e artit në të. Projekti u ndoq nga një grup inxhinierësh bullgarë të kryesuar nga arkitekti Zheko Zhikov në 1961

Informacion shtesë:

Përshkrimi:

Muzeu i Armëve ndodhet në ambientet e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes dhe u ngrit me rastin e 100-vjetorit të themelimit të ushtrisë shqiptare. Dy pavionet kryesore janë: pavioni i epokës historike 1470-1945 dhe pavioni i viteve 1945-1990. Muzeu i armëve përmban më shumë se një mijë objekte muzeale, ku dallohen pisqolla që nga mesjeta deri në shek.XIX, kobure të dekoruara me ar e argjend, një sërë vitrinash me pushkë të llojeve të ndryshme të mesjetës, rilindjes, shpata të kohës së Skënderbeut, si dhe mjete transporti po të llojeve të ndryshme.

Informacion shtesë:

Kategoria:
Paketa:

Muzeu Historik Kombëtar

Tirana, Albania
Sheshi Skënderbej 1, Tirana 1000, Albania

Përshkrimi:

Muzeu Historik Kombëtar synon të nxisë mirëkuptimin dhe vlerësimin e historisë së Shqipërisë te publiku vendas dhe i huaj, si dhe të inkurajojë dialogun midis qytetarëve, mbi të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen shqiptare. Për këtë qëllim, ai përfton, ruan dhe studion provat materiale dhe jo materiale të trashëgimisë historike dhe kulturore të Shqipërisë, të cilat i komunikon dhe i paraqet në një mjedis, që nxit edukimin dhe argëtimin.

Informacion shtesë: